Real Madrid janë në kërkim të një trajneri të ri, pas shkarkimit të Julen Lopetegui.
Edhe pse kanë angazhuar Santiago Solarin, duket se argjentinasi do të mbetet në krye të ‘Los Blancos’ vetëm për dy javë.
‘Don Balon’ shkruan se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dëshiron të angazhojë trajnerin e Valencias, Marcelinho.
Perez raportohet të jetë një tifoz i madh i Marcelinhos, duke e konsideruar atë si lider, që do të ishte në gjendje të drejtonte dhomën e zhveshjes.
53 vjeçari Marcelinho, drejton Valencian që nga viti 2017.