‘Bianconerët’ me transferimin e Cristiano Ronaldos duken favorit për të triumfuar në garën elitare të Evropës për klube.
Kështu mendon edhe talenti 21 vjeçar i Juventusit, Rogerio, i cili është i huazuar te Sassuolo në Serie A.
“Bardhezinjtë janë favorit për të fituar në Ligën e Kampionëve, është objektivi kryesor i tyre”, ka deklaruar Rogerio.
“Arritja në Juventus ka qenë një ëndërr e vërtet. Është një nga ekipet më të mira në botë dhe një klub model. Shpresoj që karriera ime të jetë e ngjashme me atë të Alex Sandros”.