David de Gea ka kërkuar nga Manchester United që ta lë të lirë të largohet.
Kontrata e portierit spanjoll skadon në qershor të vitit 2019, andaj shumë klube janë vënë pas tij.
De Gea është në radarin e Juventusit dhe PSG-s, mirëpo ai tashmë ka ndarë mendjen se ku dëshiron ta vazhdoj karrierën.
Spanjolli po e preferon kalimin te ‘Zonja e Vjetër’, e që kjo e fundit është specialiste e transferimit të lojtarëve me parametra zero.