Përfaqësuesja e Kosovës në grupmoshat U17, ka shënuar fitoren historike nga Qipros, me rezultat 1 me 0.
Golin e vetëm në ndeshjen e shënoi Milot Avdyli në minutën e 63’, që doli të jetë vendimtar në kualifikimin e përfaqësueses së shpresave, raporton “lajmi.net”.
Kosova U 17 është lidere e Grupit 5, me gjashtë pikë, e ndjekur nga pas prej Skocisë me pesë, Zvicrës me katër pikë dhe Qipro me një.
Padyshim që ky është lajm historik i Përfaqësueses së Kosovës në grupmoshat e reja, pasi arriti që ta kaloj grupin me dy kundërshtarë tejet të vështirë