rajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se është herët për t’u përgjigjur nëse Lionel Messi do të jetë i gatshëm për sfidën e Ligës së kampionëve kundër Interit.
Ylli argjentinas gjatë kësaj jave është rikthyer në stërvitje, pas lëndimit të rëndë të pësuar në krah në fitoren 4:2 të Barcelonës ndaj Sevillas.
Shkaku i këtij lëndimi, Messi ka humbur ndeshjen e parë kundër Interit në ‘Camp Nou’, e po ashtu edhe ‘El Clasicon’ ndaj Real Madridit në La Liga.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, në konferencë për shtyp është pyetur rreth mundësisë së Lionel Messit për t’u paraqitur në ‘San Siro’ kundër Interi.
“Messi ndaj Interit? Është herët. Ai ende duhet të rikuperohet. Të presim”, është përgjigjur Valverde.