Solari ka disa fjalë për Bale

Bale dhe Vinicius JR janë inkurajuar nga Solari që të tregojnë aftësitë e tyre...

“Goal” shkruan se Santiago Solari i ka bërë thirrje Garreth Bale-it që lojtari të tregojë aftësitë e tij në mënyrë konsistente.

Trajneri i përkohshëm i “Los Blancos” beson se lojtari mund të shfaqi rregullisht paraqitje të mira me skuadrën.

“Bale ka “topin në duar”. Shpresoj që ai të na tregoj talentin e tij të madh. Duam ta shijojmë atë çdo ditë” ka thënë Solari

Pas performancës spektakolare të Vinicius JR në ndeshjen e “Copa del Rey”, është vënë në pikëpyetje pozita e startuesit për Bale.

Në disa sondazhe, marrim shembull atë të “AS.com”, braziliani del fitues në raport me uellsianin.