Fero është pjesë e “On Records”, ndërsa është shumë aktiv me projekte të reja muzikore.
Reperi ishte i ftuar mbrëmë në “Shiko kush Luan”, ku në mesin e pyetjeve ai kishte për detyrë të zgjedhte një emër me të cilin nuk do të bashkëpunonte kurrë.
Përgjigja e tij ishte Getinjo, i cili kohë më parë ka qenë pjesë e labelit të njëtjë, ku është aktualisht Fero.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Fero është “Bona famë”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip.