ZYRTARE: ‘Tronditet’ Barcelona, lëndohet Coutinho

Barcelona nuk do të mund të llogaritë në Philippe Coutinhon për dy apo tre javët e ardhshme.

Philippe Coutinho i ka dhënë një lajm të keq Barcelonës.

Skuadra katalane ka njoftuar se Philippe Coutinho nuk do të jetë i gatshëm për lojë në dy-tre javët e ardhshme.

Në testet e kryera në mëngjesin e ditës së enjte, është zbuluar se Coutinho vuan nga një lëndim në këmbën e majtë.

Një nga ndeshjet derbi ku do të mungojë Coutinho, është ajo me Atletico Madridin që luhet më 24 nëntor.