Christin Panucci ka thënë se gjërat nuk do të qëndronin mirë nëse do humbasin ndaj Skocisë në Ligën e Kombeve më 17 nëntor, por që nuk duhet faturuar çdo humbje atij.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë për të gjithë ne”, tha fillimisht italian.
“Dorëheqja? Nuk mendoj se çdo humbje duhet të më faturohet mua, pasi nuk jam i vetmi që marr përgjegjësinë.
“Në rast të një rezultati negativ ndaj Skocisë atëherë gjithçka bëhet e vështirë, për tifozët, për Federatën, për mua, për lojtarët dhe mbi të gjitha për Shqipërinë që humb shumë”, ka thënë më tej Panucci.