Së fundmi, presidenti i La Liga, Javier Tebas, është shprehur i bindur se një gjë e tillë do të ndodh.
Ndeshja që Barcelona e luan në udhëtim ndaj Gironas, është ndeshja që është caktuar të luhet në kontinentin tjetër.
“Me 26 janar të vitit të ardhshëm do të luhet një ndeshje e La Ligas në ShBA, me siguri të lartë” ka thënë Tebas për “Marca”.
“Kemi pritur që do të hasim në kundërshtime mirëpo kemi arsyen për të shkuar dhe për ta bërë këtë gjë” ka vazhduar ai.
Kujtojmë se shumica e skuadrave dhe lojtarë të shumtë janë shprehur kundër mendimit që secila skuadër ta luaj të paktën një ndeshje të La Ligas në Amerikë.