Në vend të tyre u ftuan Alexandre Lacazette dhe Sissoko, mirëpo ylli i Arsenal duket se do ta ketë të pamundurën të luaj me Francën.
Mësohet se edhe Lacazette po përballet me një lëndim, që ia pamundëson pjesëmarrjen në grumbullimin e kombëtares, njofton faqja zyrtare e Federatës Franceze të Futbollit.
Një tjetër yll që do të duhet të lirojë vendin në listën e publikuar nga Didier Deschamps, është ylli i Manchester City, Benjamin Mendy.
Mendy po vuan nga një lëndim në kyçin e majtë, që duket se e ka pësuar dje në derbin e Manchesterit.
Mbrojtësi i Cityt do të zëvendësohet nga anëtari i Lyon, Ferland Mendy, i cili do të regjistrojë paraqitjen e parë me Francën