Shtëpia e këngëtares së njohur shkrumbohet nga flakët: Jam e shkatërruar

Diçka e pakëndshme i ka ndodhur Miley Cirusit.

Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus, ka ndarë me të gjithë lajmin e hidhur se shtëpia e saj në Kaliforni është shkrumbuar nga flakët.

Këtë e bëri së fundmi nëpërmjet publikimit të një Instastory.

”Totalisht e shkatërruar nga zjarri që ka prekur zonën time. Unë jam një nga ata me fat. Kafshët e mia dhe dashuria e jetës sime janë të sigurtë dhe kjo është gjithçka që ka rëndësi tani. Shtëpia ime nuk ekziston më, por kujtimet e ndara me familjen dhe miqtë qëndrojnë të forta. Jam mirënjohëse për gjithçka që më ka mbetur. Ju dërgoj shumë dashuri dhe mirënjohje zjarrfikësve. Ju dua më shumë se kurrë.”- shkroi Miley.

Zjarri masiv që ra në zonën ku jetonin personazhe të famshëm si familja Kardashian, shkatërroi pothuajse gjithçka dhe e ka çuar deri tani në 30 numrin e viktimave.