Arti në zi, ndërron jetë ky personazh i njohur shqiptar

Ka ndërruar jetë artisti i njohur shqiptar, Paulin Shtjefni.

Artisti i njohur Paulin Shtjefni ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

I ndjeri ishte autor i “Gryka e kaçanikut”, apo “Ky marak” të cilat ai i botoi në librin me titullin “Një zarf me karafila-mozaik poetik” në vitin 2008, po ashtu autor edhe i teksteve të tjera këngësh.

Shtjefni ka qenë pjesëmarrës dhe fitues i çmimeve të para në Festivale Kombëtare të Këngës për Fëmijët, që janë organizuar në qytetin e Shkodrës.