21 vjeçari brazilian i cili është i huazuar nga Interi te Santos në Brazil, duket i pavendosur për të ardhmen e tij.
Mediet në Brazil raportojnë se Gabigol ka refuzuar një ofertë të Flamengos.
Esporte 24 horas shkruan se Gabigol dëshiron të presë deri në fund të sezonit për të vlerësuar edhe ofertat tjera, para se të vendosë se cilës skuadër dëshiron t’i bashkohet.
Lojtari që është në pronësi të Interit, po kërkohet edhe në Premierligë, nga skuadra e West Hamit.