Pas Costas, Conte ia hap derën Luizit për t‘u larguar nga Chelsea

Antonio Conte ka shënjestruar “viktimën” e tij të dytë te Chelsea pas Diego Costas.

Bëhet fjalë për David Luiz të cilit trajneri italian i ka dhënë një mesazh të qartë pas ndeshje së fituar me Manchester United.

Braziliani qëndroi në stol, por Conte nuk e garantoi se do të ketë të ardhme me Blutë e Londrës. Ai tha se David Luiz duhet të punojë shumë që të sigurojë një vend në fushë ndryshe do të qëndrojë në stol ose edhe në tribunë.

Pas javë së 11-të klubi nga Londra renditet në vendin e katër me 22 pikë.

Ndeshja e ardhshme e kampionëve aktual të Ligës Premier është ndaj West Bromit.

Vendi i parë i takon Manchester Cityt me 31 pikë, kurse Unitedi renditet me 23 pikë.

Vlen të theksohet se për Luiz ende nuk ka ndonjë skuadër evropiane të interesuar, por nuk përjashtohet mundësi që e ardhmja e tij të jetë në Kinë.