E kritikuan për këngën serbe, vjen reagimi nga Oriola Marashi në Instagram

Një foto ku Oriola Marashi shihet gjysmë e zhveshur bëri bujë në media.

Oriola Marashi mbrëmë e ka publikuar një foto gjysmë nudo ku e krahasoi veten me këngëtaren serve, Ceca.

Ndërsa pasi u vërshuan ndjekësit kundrejt saj me komente negative ajo e fshiu postimin për ta publikuar më pas një foto tjetër ku shihet po aq seksi.

”Shpresoj që një ditë Shqipëria të më shohë për vajzën që nuk jam për atë që kam vendosur t’ju tregoj. Edhe nëse nuk arrij ëndrrat e mia kjo nuk do të thotë se kam dështuar, është vetëm mënyra se si Perëndia më krijoi”, tha ajo ndër të tjera pranë imazhit.