Mbrojtësi i ri italian gjeti rrjetën në secilën nga tri paraqitjet e fundit të Serie A, duke përfshirë edhe atë në fitoren 4-1 ndaj Interit.
Ai kohët e fundit ka pranuar se familja e tij janë të gjithë përkrahësit e Interit dhe ai ka një tatuazh të numrit 23, të fanellës së Materazzit.
Kjo pasi ish-fituesi i Kupës së Botës me Italinë dhe lojtari disa vjeçar me Interin është idhulli i tij.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, Atalanta nuk ka ndërmend të lejojë 23-vjeçarin të largohet në janar, por mund të fillojë të diskutojë me ekipet për një largim gjatë verës.
Interi është favoriti dhe sigurisht klubi që ai do të preferonte, por ka konkurrencë edhe nga Liga Premier.
Arsenali është gjithashtu i gatshëm për të konkurruar dhe shkaktuar një luftë oferte me Interin.