Për këtë ndeshje, në dispozicionin e selektorit të Uellsit, do të jetë edhe ylli i Real Madrid, Garreth Bale.
Këtë e ka bërë të ditur për audiencën sportive vet lojtari, me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”.
“Vazhdojmë prapë të martën” ka shkruar anësori uellsian.
Ishte në dyshim paraqitja e Bale në Tiranë, pasi lojtari kishte hasur në kundërshtime nga skuadra e tij, Real Madrid.
Duket se drejtuesit e klubit kanë qenë të shqetësuar për numrin e madh të kilometrave që Bale do të kalojë brenda pak ditëve (4,052).
Stafi i “Los Blancos” nuk e shihnin të arsyeshme të kalohen gjithë këto kilometra për një ndeshje miqësore.