Bombë nga Juventus, largohen Dybala e Mandzukic, afrohet Mbappe

Raportimet e fundit thonë se skuadra e Juventus është në kërkim të Kylian Mbappe.

“Zonja e vjetër” ka një plan që do ta bashkonte fituesin e kupës së botës me Cristiano Ronaldon, raporton “Tuttosport”, transmeton lajmi.net.

Mbappe aktualisht është pjesë e Paris Saint Germain, por një shumë e majme parash do ta bënte atë të largohej nga vendlindja.

Juventus po mendon që të largojë Paulo Dybala dhe Mario Mandzukic duke grumbulluar kështu fonde të mjaftueshme që do të mundësonin transferimin e Mbappe .

Në listën e biankonerëve është edhe ylli i Real Madird, Marcos Asensio.