Panucci: Nëse ndodh kjo, largohem nga Shqipëria

Christian Panucci është në situatën më kritike prej nga ardhja në krye të stolit “kuq e zi”.

Humbja e thellë 0:4 ndaj Skocisë, lëkundi pozitën e italianit, duke nxitur zërat për shkarkimin e tij.

Mediet në Shqipëri sot dhe dje kanë shkruar se vendimi për shkarkimin e selektorit është marrë, vetëm nuk dihet kur do të bëhet zyrtarë.

“Panormasport” shkruante se vendimi mund të zyrtarizohet pas ndeshjes me Uellsin. Ata madje publikuan emrin e Bledar Kolës si zëvendësues të kontaktuar nga FSHF.

Megjitatë, Panucci ende nuk është dorëzuar.

Në konferencën për shtyp, para ndeshjes me Uellsin, italiani ka thënë: “Nëse kualifikohem qëndroj, nëse jo atëherë largohem”.

Para ndeshjes, mbrojtësi Mavraj ka premtuar se lojtarët do të luajnë për Panuccin në ndeshjen ndaj Uellsit.