Ku e kanë shpenzuar pagën e parë të madhe disa nga yjet e futbollit?

Tashmë është fakt se futbollistët sigurojnë të ardhura të mëdha nga futbolli.

Përveç shumës së madhe që marrin, futbollistët më të famshëm në botë po fitojnë para të mëdha edhe nga sponsorët.

Por, një gjë është e ditur, se asnjë nga futbollistët më të famshëm nuk ka lindur në një familje të pasur.

Ata të gjithë e filluan nga e para, dhe kështu është interesante për të parë se ku e shpenzuan ata pagën e parë të madhe.

Disa zgjodhën luksin, ndërsa disa të tjerë, si Cristiano Ronaldo, shpenzimet për familjen ishin më të rëndësishme.

Casemiro

Mesfushori i Real Madridit dhe ekipit kombëtar brazilian, pagën e parë prej 50 mijë eurove sa ishte lojtar i Sao Paulos, e shpenzoi duke blerë qumësht Yakult, pasi në të kaluarën nuk kishte para për ta blerë atë.

Sergio Aguero

Ish sulmuesi i Independiente, menjëherë pas marrjes së rrogës së parë te Man City, i bleu vetes një veturë luksi, Lamborghini Aventador.

Arda Turan

Legjendari turk, pagën e parë të madhe e shfrytëzoi për blerjen e një pompe të benzinës në Stamboll.

Edinson Cavani

Futbollisti i PSG-së me pagën e parë ka blerë një fermë prej 1376 hektarësh në Uruguai, ku ai kalon kohën e lirë me miqtë dhe familjen.

Gareth Bale

Me pagën e parë të madhe ka blerë një dyqan kafeje në Uells

Cristiano Ronaldo

Ylli i Juventusit është një nga futbollistët më të mirë në histori të futbollit. Fëmijëria e tij ishte shumë e vështirë, me babanë e tij që vdiq nga alkooli. I rritur mes shumë problemeve, por i shtyrë nga nëna drejt këtyre sukseseve, Ronaldo vendosi që asaj t’ia dhurojë pagën e tij të parë.