Dardanët gati për të ndihmuar Kosovën në ‘finalen’ ndaj Azerbajxhanit

Tifozët e Kosovës, Dardanët , janë gati për spektakël në ndeshjen e fundit ndaj Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve.

Kosova me fillim nga ora 20:45 në stadiumin Fadil Vokrri pret Azerbajxhanin, për të zhvilluar ndeshjen e fundit në ‘Grupin 3’ në Ligën D.

Dardanëve në këtë përballje shumë interesante, ju mjafton një pikë për të siguruar vendin e parë në grup.

Vendi i parë i siguron Kosovës ‘Play Offin’ në Ligën e Kombeve, dhe promovimin në Ligën C.

Kontribut në këtë ndeshje për Kosovën janë të gatshëm të japin edhe Dardanët, që tashmë kanë vendosur transparentin e tyre në stadium.