Një lojtar i Kosovës vlen sa komplet skuadra e Azerbajxhanit

Kosova dhe Azerbajxhani do të përballen sot në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës sonte do të përballet me atë të Azerbajxhanit, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Ndeshja që starton në ora 20:45, do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ndërsa “Transfermarkt” ka dhënë vlerën e të dyja skuadrave.

Vlera e Kosovës cilësohet të jetë mbi 38 milionë euro, ndërsa Valon Berisha është lojtari më i vlefshëm, me 9 milionë.

Nga ana tjetër, Azerbajxhani ka vlerë dukshëm më të vogël se Kosova, 9 milionë.

Lojtari më i vlefshëm i tyre është mesfushori, Richard, që ka vlerën në treg rreth 1 milion.