Përfaqësuesja e Kosovës arriti ta mposht 4 me 0 Azerbajxhanin në ndeshjen e fundit të fazë së grupeve në Ligën e Kombeve.
Faqja zyrtare e shtëpisë së dytë më të madhe të futbollit në botë, ka përgëzuar Kosovën për arritjen e madhe mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Një fitore 4:0 për Kosovën, ndaj Azerbajxhanit dhe tani Kosova është anëtari më i ri i Ligës C në Ligën e Kombeve”, shkrua në faqen e UEFA-s.
Përfaqësuesja jonë do të luajë tani në fazën e play-offit, ku për kundërshtar do ta ketë, Maqedoninë, Gjeorgjinë dhe Bjellorusinë.