ZYRTARE: Kante vazhdon kontratën me Chelsea

N’Golo Kante ka zgjatur qëndrimin e tij te Chelsea.

Chelsea ka arritur marrëveshje me mesfushorin francez, N’Golo Kante, për vazhdimin e kontratës edhe për pesë vite, njofton faqja zyrtare e klubit anglez.

Kante është transferuar te Chelsea në vitin 2016, dhe ka luajtur një rol kyç në suksesin e klubit në fitimin e titullit të Premierligës në sezonin e tij të parë në ‘Stamford Bridge’.

27 vjeçari u paraqit në të njëjtin nivel edhe sezonin e kaluar duke ndihmuar Chelsea në triumfin në FA Cup.

“Jam i lumtur që zgjas kohën time me Chelsea. Kanë qenë dy vite të bukura dhe dëshiroj që të vijnë edhe më shumë”, ka deklaruar Kante.

“Qëkur erdha këtu, jam përmirësuar shumë si lojtar, sfidova veten dhe mora çmimet që kurrë nuk kam menduar”