Evra thyen heshtjen pas goditjes që i bëri tifozit!

Mbrojtësi i Marseille, Patrice Evra ka folur më në fund...

Mbrojtësi i Marseille, Patrice Evra ka folur më në fund, duke lëshuar një porosi për tifozët e këtij klubi, pas incidentit shokues të së enjtes kur goditi një tifoz në stadium.

Ish mbrojtësi i Manchester United është përjashtuar para ndeshjes ku skuadra e tij u mposht 1:0 nga Vitoria, shkruan Mirror, përcjellë Klan Kosova.

Sipas raportimeve në Francë, mbështetësit e Marseille kanë abuzuar verbalisht me futbollistin gjatë kohës kur ai po ngrohej përpara ndeshjes së vlefshme për Europa League.

Evra më tej akuzohet se ka goditur topin në drejtim të tifozëve prapa golit, çka ka bërë që situata të dalë jashtë kontrollit.

Evra ka thyer heshtjen, por jo duke folur direkt për incidentin, por për fitoren e më pasme prej 5:0.

“Rezultat i mirë sonte. Shumë mirë djema, jam fort krenar me ju dhe faleminderit tifozëve të Olimpique Marseille…Po marr shumë mbështetje prej tyre”, ka shkruar Evra në Instagram.