Serbia mbron Radojiçiqin: Nuk ka lidhje me vrasjen e Ivanoviqit

Serbia mbron Radojiçiqin: Nuk ka lidhje me vrasjen e Ivanoviqit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, i ka bërë thirrje BE-së që t’i kërkojnë Kosovës të respektojnë, siç thotë ai, marrëveshjet ndërkombëtare dhe situata e krijuar të mos përshkallëzohet më tepër.

Por, Gjuriq gjithashtu i ka dalur në mbrojtje edhe Milan Radojiçiqit i cili është në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar që lidhet me vrasjen e Oliver Ivanoviqit,

Ai ka thënë se Milan Radojiçiq nuk është i lidhur as me vrasjen e as me organizimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, por po planifikonte të bllokonte planet e Kosovës për të akuzuar Beogradin për vrasjen e tij.

I pyetur për Oliver Ivanoviqin ai është shprehur se Beogradi është duke i bërë hetimet sepse Prishtina dhe organet ndërkombëtare nuk kanë dhënë përgjigjet e duhura.