Abraham – Morata, tifozët e Chelseas ‘shpërthejnë’ në rrjetet sociale

Alvaro Morata po kalon nëpër një formë tejet të dobët në këtë sezon.

U mendua se ai po rikthehet në formë e tij më të mirë në tri xhirot e kaluar, mirëpo Alvaro Morata po zhgënjen sërish.

Tifozët e Chelsea duan që Maurizio Sarri ta rikthej në skuadër Tammy Abrahimin, që është i huazuar te Aston Villa.

Sulmuesi anglez ka shënuar katër gola në barazimin 5 me 5 të Aston Villas ndaj Nottingham Forestit, andaj tifozët blu janë të fascinuar nga forma e tij.

Tifozët e Chelseas kanë kërkuar nga Sarri që Morata të qëndrojë në stol dhe Abraham të luajë standard.