Debllokohet kanalizimi në rrugën ''Dragoljub Filipoviq'' në Preshevë (Video)

Rruga ‘’Dragoljub Filipoviq’’ në Preshevë ka pasur një problem me kanalizim...

Rruga ‘’Dragoljub Filipoviq’’ në Preshevë ka pasur një problem me kanalizim, i cili me vite të tëra u ka sjell problem banorëve të kësaj lagjje.

Kanalizimi në fjalë ishte i thyer dhe i mbuluar me gurë, mirëpo me ndërhyrjen që ka bërë N.P. ‘’Moravica’’ ka arritur që ta debllokojë, por edhe të riparojë  kanalizimin në rrugën Dragoljub Filipoviq.

Për televizionin Aldi na foli menaxheri I ndërmarrjes publike ‘’Moravica’’ z.Eroll Mustafa.

Ne kemi provuar disa herë të zgjidhim një problem të tillë mirëpo na është dashur kohë që të arrijm deri tek identifikimi i problemit, problem ky jo shumë i zakontë për ne, pasi që kanalizimi ka qenë i thyer dhe i mbuluar me gurë.

Banorët e kësaj lagje kanë pasur probleme me vite të tëra, mirëpo me identifikimin e problemit ne kemi bërë riparimin dhe debllokimin dhe tashmë ekipi jonë ka arritur që të largojë këtë problem në këtë lagjje tha për Rtv Aldi z.Mustafa.

Apeli i z.Mustafës ishte tek qytetarët të kenë kujdes gjatë shfrytëzimit të kanalizimit, por edhe punëkryesit te riparimit të rrugëve të kenë kujdes gjatë punimeve dhe mos të dëmtojnë gypat e ujit apo të kanalizimit dhe nëse ndodh ndonjë gjë e tillë të lajmrohen tek N.P. ‘’Moravica’’ e jo të mbyllen siç ka ndodhur me rastin në fjalë.

Tashmë N.P.’’Moravica’’ posedon një numër për qytetarët ku secili prej tyre që hasë ndonjë problem dhe është shfrytëzues I shërbimit në N.P.’’Moravica’’ të njoftoj dhe në këtë mënyrë të evitohet çdo problem me kohë tha ndër të tjerash z.Mustafa.