Ilaçe që nuk është e nevojshme të mbahen në shtëpi

Ilaçe që nuk është e nevojshme të mbahen në shtëpi

Një farmaci e duhur shtëpiake, që mund t'ju bëhet e nevojshme në çdo moment, nuk duhet të përmbajë antibiotikë, kortikosteroidë me anë të aerosolit dhe antiininflamatorë, pika për vesh...

1. Antibiotikët: Veprojnë vetëm në rast të një sëmundje me origjinë bakteriale. Pjesa më e madhe e sëmundjeve është me origjinë virale, ku edhe viruset mund të japin temperaturë të lartë.

Të gjithë njerëzit duhet të rezistojnë nga tentimi për të marrë antibiotikë kur ai ka temperaturë duke menduar se po shërohet, pasi në këto raste duhet patjetër këshilla e mjekëve, transmeton Telegrafi.

2. Kortikosteroidet me anë të aerosolit: Ka një tendence tek prindërit në përdorimin e këtyre ilaçeve gjatë sëmundjeve banale të rrufës, duke menduar që dhënia me anë të aerosolit është më e dobishme dhe më e pa dëmshme.

Nuk është kështu: dobia e kësaj mënyre është demonstruar vetëm në disa kushte patologjike, dhe ka efektet anësore, të lidhura më shumë tek dozat e tepërta që fëmija mund të marrë.

3. Antiinflamatorët: Nuk shërojnë nga sëmundjet as parandalojnë përkeqësimin e gjendjes në rast rrufe, dhimbje fyti, kolle etj.

Në veçanti nuk duhet përdoret asnjëherë aspirina, tek të gjitha grupmoshat, por kryesisht tek fëmijët, përveç atyre rasteve që përshkruhet nga mjeku specialist. Pasi përdorimi i saj mund të e shkaktojë komplikacione tek mëlçia apo edhe truri.

4. Pika për vesh: Për dhimbjen e veshit është mirë që në kushtet e shtëpisë të përdoret paracetamoli, i cili ka edhe veti kundër dhimbjes.

Në rast të dëmtimit të timpanit (që ndodh shpesh në rastet e otiteve akute) pikat në vesh mund të jenë të dëmshme.