Icardi: Misioni im në jetë është të shënoj gola

Icardi: Misioni im në jetë është të shënoj gola

Mauro Icardi ka thënë se misioni i tij në jetë është shënimi i golave dhe ka thënë se është në dijeni për interesimin e Juventusit, mirëpo nuk mendon largimin as për Real Madridin.

Argjentinasi dha një intervistë për gazetën italiane Corriere dello Sport, transmeton Gazeta Express.

“Një sulmues duhet të shënoj gola, një mesfushor duhet të krijojë lojë, një mbrojtës mbron dhe një portier bën pritje”, ka thënë Icardi.

“Gjithmonë kam jetuar për gola edhe si një fëmijë. Mund ta bëj dhe më duhet ta bëjë. Shënimi i golave është misioni im në jetë”.

“Futbolli për mua është privilegj dhe puna që gjithmonë kam ëndërruar ta bëj.

“Jam i lumtur në Inter. Rinovimi i kontratës do të vije në momentin e duhur”.

I pyetur për interesimin e Juventusit, ai u përgjigj kështu: “Kam dëgjuar diçka, por shikoni në disa gjëra unë marrë vesh i fundit, sepse interesimi im është që ta bëj punën si duhet”.

Interi nesër takohet me Romën në kuadër të xhiros së 14-të në Serie A