Manchester City e ka mbyllur me fitore edhe xhiron e 14-të në Premierligë.
“Citizens” ishin thjeshtë të jashtëzakonshëm në ndeshjen kundër Bournemouth të cilën e fituan me rezultatin 3:1.
Serinë e golave në këtë takim e hapi portugezi Bernardo Silva, i cili në minutën e 15’ zhbllokoi rezultatin dhe i dha epërsinë e parë skuadrës së Pep Guardiola.
Mysafirët befasuan në minutën e 44’ kur realizuan për 1:1 me anë të Callum Wilson dhe shkuan në pushim me barazim.
Pjesa e dytë i takoi në tërësi skuadrës nga Manchester. Ata e filluan me presing të lartë 45 minutëshin e dytë dhe arritën që në minutën e 57’ ta rikthejnë epërsinë me anë të Raheem Sterling.
Golin e qetësisë e shënoi Ilkay Gundogan, në minutën e 79’ të takimit, gol ky i cili vendosi rezultatin përfundimtarë.
Me këtë fitore, Pep Guardiola dhe skuadra e tij vazhdojnë të prijnë në tabelën e Premierligës, me 38 pikë pas 14 xhirove të luajtura