Chelsea dhe Man Utd, në garë për yllin e Serie A

Chelsea dhe Manchester United, duan ta përforcojnë mbrojtjen në afatin e janarit.

Manchester United dhe Chelsea, janë të gatshëm që të shpenzojnë një shumë të majme në transferimin e një mbrojtësi qendror.

Dy skuadrat nga Premierliga, janë duke tentuar ta transferojnë mbrojtësin e Napolit, Kalidou koulibaly.

Skuadra italiane është e gatshme që ta shet mbrojtësin senegalez, ku ka kërkuar hiq mq pak se 105 milionë euro për shërbimet e tij.

Napoli nuk do ta lejojë largimin e Koulibalyt në janar, andaj ky transferim mund të ndodhë në verën e ardhshme.