• E mërkurë / May-15 04:40
  • Kontakt

Gjesti i Solarit me Modricin

Gjesti i Solarit me Modricin

Trajnerit të Real Madridit, Santiago Solari, nuk i pëlqejnë konfrontimet dhe veprimet e tjera që marrin vëmendjen e mediave. Pikërisht për këtë arsye, ai e kërkoi Luka Modricin për të biseduar me të menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kundër Valencias, të cilën e fituan me rezultat 2-0.

Mesfushori kroat u zëvendësua në ndeshjen e së shtunës kundër Valencias në minutën e 71-të, kur në vend të tij erdhi Federico Valverde. Rezultati ishte ende 1-0 dhe Modrici u zemërua me vendimin e trajnerit.

Për këtë arsye, kur gjyqtari Gonzalez Gonzalez e sinjalizoi përfundimin e ndeshjes, trajneri shkoi menjëherë të takohet me Modricin, Kjo ishte mënyra se si e festoi Solari fitoren, pasi që ai nuk dëshiroi t’i prishte marrëdhëniet me njërin ndër lojtarët më të rëndësishëm të tij, i cili pritet të shpallet sonte fitues i Topit të Artë.

Modrici është njëri ndër futbollistët më të rëndësishëm në skuadrën e Solarit dhe ky i fundit e di këtë gjë, pasi që është i vetëdijshëm se futbolli më i mirë i skuadrës bëhet përmes këmbëve të kroatit.

Argjentinasi iu drejtua bankës rezervë dhe aty e takoi kroatin, të cilin e përqafoi dhe bëri një bisedë të shkurtër, gjatë së cilës e siguroi ish-mesfushorin e Tottenhamit se ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën, përkundër që u zëvendësua gjatë ndeshjes.

Megjithatë, Modrici është duke u kthyer në formën e tij më të mirë, pasi që në fillim të sezonit e kishte pasur më të vështirë të luante në nivelin e tij të zakonshëm, pasi që, siç ka thënë ai, ishte i lodhur pas Kupës së Botës.