Të pritesh me brisk për të qenë më e bukur

Të pritesh me brisk për të qenë më e bukur

Vajzat e reja në Etiopi kanë një koncept krejt tjetër kur vjen puna te zbukurimi. Ato priten në fytyrë dhe trup me thika ose brisqe, për të lënë shenja që konsiderohen të bukura nëpër shoqëritë tribale të këtij vendi afrikan.

Fotografi Eric Lafforgue ka kapur momentet e ritualit që kryhet nga nënat e vajzave. Për rreth 10 minuta, nëna tërheq lëkurën e vajzës dhe e pret me brisk.

“Vajzat nuk flasin dhe nuk tregojnë asnjë shenjë dhembjeje gjatë gjithë procesit”, shprehet fotografi.

Ky ritual vazhdon të mbahet pasi meshkujt e konsiderojnë të shëmtuar lëkurën pa asnjë shenjë. Gjithashtu, aftësia për të duruar dhembjen tregon se një femër është e pjekur emocionalisht dhe mund të ketë fëmijë.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48