OKF merr statutin e ''Qendrës sportive'' në Preshevë (VIDEO)

OKF merr statutin e ''Qendrës sportive'' në Preshevë

Organizata për Kulturë Fizike tashmë ka ndërruar statutin e saj pasi që nga dita e premte më datë 30.11.2018 zyrtarisht është qendër sportive ‘’Presheva’’ në Preshevë.

Ndërsa ekipi i televizionit Aldi intervistoi dhe drejtorin e Qendrës Sportive ‘’Presheva ‘’ në Preshevë z.Dashnim Saqipi ku na foli në veçanti për të gjitha procedurat që është dashur të ndjekin për të marrë statusin si Qendër Sportive.

Themelimi i qendrës sportive nga Kuvendi Komunal ka ndodhur me 12 prill të vitin 2017 ku dhe i është dhënë afat prej 90 ditësh OKF-në ta shëndrrojnë në Qendër Sportive, mirpo për shkak të vakumit në institucionet tona nuk arriti që të realizohet një gjë e tillë.

Mirpo tashmë ne arritëm që të ndryshojmë statutin ku dhe do të funksionojmë si Qendër Sportive në Preshevë, rruga jonë do të vazhdojë me disa ndryshime të vogla ku kryesisht do të fillojmë me shkollat fillore ndërsa më pak me ato të mesme duke vazhduar dhe me organizimin e turnireve të ndryshme kështu u shpreh drejtori i Qendrës Sportive z.Dashnim Saqipi.

Presheva tanimë me zyrtarizimin e Qendrës Sportive është e barabartë me të gjitha Qendrat Sportive në Sërbi.