Ja si ndikon stresi në pamjen e jashmte, 5 efektet negative që prekin të gjithë

Jeta frenetike urbane, lodhja, përballja me probleme të vazhdueshme në familje...

Jeta frenetike urbane, lodhja, përballja me probleme të vazhdueshme në familje, punë dhe shkollë, pamundësia ekonomike dhe mungesa e socializmit apo presioni për t’u ndjerë i, e pranuar në shoqëri janë disa prej atyre problemeve ‘’të mëdha e të vogla’’ njëherazi me të cilët ndesheni çdo ditë, të cilat bëhen burim për shfaqjen e stresit.

Edhe pse fjalia ‘’jam i,e stresuar apo po kaloj në stres’’ mund të jetë ndër më të shpeshtat që thoni apo dëgjoni, shumë pak prej nesh e di se çfarë nënkupton ai.

Stresi është tension trupor ose mendor që shkaktohet nga faktorë të ndryshëm fizikë, kimikë ose emocionalë, transmeton Living.al.

Por, përveç ndikimit në shëndetin psiko-fizik, stresi ndikon në mënyrë të drejpërdrejtë edhe në pamjen e jashtme.

Ja cilat janë 5 ndryshimet që u ndodhin flokëve, lëkurës dhe trupit kur jeni të stresuar:

1.Rrathë të zinj dhe qeska poshtë syve
2.Lëkurë e thatë dhe e acaruar
3.Akne në pjesë të ndryshme të trupit
4.Rrudha të parakohshme
5.Rënie flokësh dhe thonj të dobët që thyhen lehtë