Del Piero: Nëse Juve dëshiron të fitojë, do të fitojë

Del Piero: Nëse Juve dëshiron të fitojë, do të fitojë

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka deklaruar se rivaliteti më i madh është mes Juves dhe Interit, por beson se Bianconerët nëse dëshirojnë të fitojnë, do të fitojnë.

Juventusi përballet me Interin në Derby d’Italia që zhvillohet sonte me 11 pikë që ndajnë gjigantët e futbollit italian.

Del Piero pranon se është rivaliteti më i madh që ai ka përjetuar si lojtar.

“Ishte rivaliteti më i madh që e kam përjetuar si lojtar”.

“Ishte po ashtu edhe Milani, natyrisht, por përballjet me Interin ishin intensive”.

“Unë kam thënë për disa vjet se Interi dhe Juventusi janë rivalët më të mëdhenj. Klubi është solid dhe trajneri e njeh Serie A”.

“Sidoqoftë, është e qartë se Juventusi mund ta humbasë vet Scudetton. Liga e Kampionëve është më shumë se synim. Juventusi ka treguar se kur dëshiron të fitojë, do të fitojë”, deklaroi Del Piero.