Mediat franceze: PSG-ja është e detyruar ta shesë Neymarin ose Mbappen

Mediat franceze: PSG-ja është e detyruar ta shesë Neymarin ose Mbappen

Paris Saint-Germaini ka njërin ndër sulmin më të mirë në Evropë me Neymarin dhe Kylian Mbappen, mirëpo mediat franceze thonë se klubi mund ta shesë njërin prej tyre për t’iu shmangur sanksionimit.

Financial Fair Play është në monitorim të klubit që prej se PSG solli në Paris brazilianin dhe francezin në verën e vitit 2017.

Sipas L’Equipe, PSG do ta konsiderojë shitjen e njërit prej dy të përmendurve në fund të këtij stinori, dhe ai mund të jetë Mbappe, pasi thuhet që çmimi i tij do të jetë më i lartë.

Ndërkohë pas këtyre raportimeve, PSG ka reaguar me një komunikatë zyrtare: “I mohojmë në mënyrën më të fuqishme këto informacione krejtësisht të gabuara dhe qesharake. Kjo është mundësia e vetme për të rikrijuar një klimë tensioni të madh në klubin tonë. PSG pyet veten edhe një herë në lidhje me ndershmërinë intelektuale të “L’Equipe” dhe motivet e fshehura të linjës së saj editoriale”, shkruan komunikata zyrtare e parisienëve.