A duhet që prindërit t’i “gënjejnë” fëmijët për Babadimrin?

A duhet që prindërit t’i “gënjejnë” fëmijët për Babadimrin?

Eleanor Cummins

Babadimri i vëshur me të kuqe, mund të jetë mishërimi fizik i gëzimit të festës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, por fantazia e mbuluar me dëborë nuk është pa një lloj tensioni. Midis dhuratave të shumta të festës, prindërit janë të zhgënjyer nga konsideratat filozofike dhe psikologjike: A duhet t’ua thonë të vërtetën fëmijëve të tyre mbi njeriun e shquar që “vjen” nga Poli i Veriut? Dhe, nëse po, kur është koha e duhur?

Miti i Vjetër i Shën Nikollës shkon pas më shumë se 1500 vjet dhe përfshin një përzierje kaleidoskopike të shenjtorëve të krishterë, letërsisë dhe paganizmit. Por, koncepti modern mbi Babadimrin (Santa Claus) u kristalizua vetëm 200 vitet e fundit, përmes tregimeve si poema e vitit 1823, “Një vizitë nga Shën Nikolla”, e njohur më shumë si “Nata para Krishtlindjeve”.

Ritualet e Babadimrit janë përhapur gjerësisht në kulturën laike amerikane dhe jo vetëm. Në vitin 2017, 85 për qind e katërvjeçarëve në Shtetet e Bashkuara thanë se e besonin ekzistencën e tij. Por, pavarësisht nga gjithëpranueshmëria e tij, ekspertët janë të ndarë në lidhje me përfitimet e mitologjisë ose siç thotë David Kyle Johnson, një profesor i filozofisë në në Pensilvani dhe autori i librit “Mitet që vodhën Krishtlindjet” e quan atë “gënjeshtra e Babadimrit”.

“Ajo që kundërshtoj është promovimi i besimit të fjalëpërfjalshëm tek Babadimri”, më tha ai gjatë një bisede telefonike pak para Ditës së Falënderimeve.

Në librin e tij, ekspertiza e të cilit është në logjikën formale, parashtron një argument etik kundër indoktrinimit të fëmijëve me këtë personazh.

Shqetësimi i tij më i madh është se këto mite dekurajojnë të menduarit kritik. Nëse fëmijët fillojnë të bëjnë pyetje ose të shprehin skepticizëm rreth Babadimrit, shumë prindër largohen nga fusha e “provave”. Është shumë e bukur, por Johnson beson se taktika të tilla nxisin një mendim të dobët.

“Kur themi se përkundër dëshmive ata duhet të besojnë gjithsesi, ky është një precedent shumë i rrezikshëm”,. thekson ai.

Në vend të kësaj, filozofi përkrah tregimin e historisë së Babadimrit thjesht për atë që është një histori.

“Vitin e kaluar, fëmija im ishte katërvjeç dhe i thashë: ‘Ne do ta shohim Babadimrin, ai është thjesht një djalë i veshur me një kostum, por kjo është lojë zbavitëse që ne do të luajmë”, deklaron ai.

Johnson tha se ia kaluan shumë mirë, edhe pa pasur nevojë të mashtrojë. Sipas tij, aftësitë e të menduarit kritik nuk janë gjëja e vetme që vihet në këtë rast në rrezik. Shumica e fëmijëve të dashuruar pas Babadimrit nuk kanë probleme kur rriten, por mitet që vodhën Krishtlindjet sillen rrotull një duzine anekdotash dhe kur ata zbulojnë të vërtetën kur rriten, rrezikojnë të mos u besojnë prindërve të tyre dhe madje të përjetojnë trauma të dhimbshme psikologjike.

Askush nuk po argumenton që fëmijët tuaj do të dëmtohen në mënyrë të pariparueshme kur të rriten. Por, është e drejtë të thuhet se disa të rinj do të jenë të pakënaqur kur të kuptojnë si qëndron e vërteta.

Fëmijët “janë kuriozë për botën, duan të dinë për të dhe u besojnë prindërve të tyre për t’u siguruar një informacion të saktë”, shkruan Johnson. “Kur u tregojmë atyre gënjeshtrën e Babadimrit, ne e tradhtojmë atë besim”.

Por, Sindio Scheibe e sheh ndryshe këtë çështje. Profesoresha e psikologjisë ka studiuar për më shumë se 30 vjet besimin e fëmijëve tek Babadimri. Ajo mbetet përkrahëse e zjarrtë e këtyre personazheve.

“Shumë pak fëmijë kanë frikë Babadimri. Shumica, deri në moshën shtatëvjeçare, janë të kënaqur me të. Por, kishte fëmijë, zakonisht ndërmjet moshës 7-9 vjeçare apo më shumë, që kishin dyshime: ata ndodheshin aty për të mbledhur të dhëna nëse ky personazh ishte real apo jo. Shprehia e fytyrave të tyre ishte kaq e ndryshme”, thotë ajo.

Në tri fushata të mbledhjes së të dhënave gjatë disa dekadave, ajo ka zbuluar se fëmijët janë shumë të ngjashëm në të gjithë brezat.

“Ne gjithmonë zbuluam të njëjtën gjë: që mosha mesatare është midis 7-8 vjeç, kur fëmijët kalojnë nga besimi tek mosbesimi, por është një tranzicion që ndoshta zgjat disa vjet”, shton ajo.

Edhe ardhja e internetit, ku ju teorikisht mund të gjeni të vërtetën vetëm me një klikim, nuk e ka ndërprerë këtë cikël. Pika e kthesës ndërmjet besimit dhe mosbesimit tek fëmijët, duket se lidhet me diçka që quhet “mendim operativ konkret”, një fazë thelbësore në teorinë e zhvillimit zonal të psikologut zviceran Jean Piaget. Teksa fëmijët rriten, teorizoi Piaget, mendimi i tyre bëhet më i organizuar. Teksa dikur kënaqeshin me lodra, tani duan lidhjet e ngushta dhe logjike mes gjërave. Babadimri nuk i reziston një shqyrtimi kaq të sofistikuar.

“Unë i quaj ata shkencëtarë të vegjël. Fëmijët e vegjël thonë vetëm ‘magjike’, por fëmijët më të rritur duan diçka më konkrete”, thotë ajo.

Të dhënat sugjerojnë se vendosja e besimit tek Babadimri është një bast i sigurt, për sa kohë që i përgjigjeni sinqerisht pyetjeve të ndershme të fëmijës së rritur. Është një histori e shkëlqyer për të treguar të vërtetën, nëse duhet të zgjedhësh, por duhet të jeni të përgatitur ta braktisini gradualisht këtë lojë, në mënyrë që fëmijët tuaj të mos humbasin besimin tek ju. /Popular Science