Studimi gjenetik zbulon misterin e leshkuqëve

Studimi gjenetik zbulon misterin e leshkuqëve

Tetë gjene që lidhen me flokët e kuqe janë zbuluar nga shkencëtarët, kështu duke ndihmuar të kuptojmë se si leshkuqet trashëgojnë dukjet e dallueshme.

Shkencëtarët nga Universiteti Edinburgh e kanë quajtur këtë si studimin më të madh gjenetik që lidhet me ngjyrën e flokëve.

Mendohej se flokët e kuqe kontrolloheshin nga një gjen i vetëm, MC1R, me versione që barten nga të dy prindërit.

Megjithatë, jo të gjithë që bartin të dy versionet janë leshkuq, që nënkupton se edhe gjenet tjera janë të përfshira.

Hulumtuesit kanë analizuar ADN-në e rreth 350,000 personave dhe kanë identifikuar tetë ndryshime gjenetike që lidhen me leshkuqet.

Veç kësaj ata kanë gjetur edhe dallime tek 200 gjene që lidhen me zeshkanet dhe biondet.