Bayern Munich do t’i largojë disa lojtarë në afatin e verës, pasi ata janë duke shkuar në perëndim të karrierës së tyre.
Skuadra gjermane është njoftuar javë më parë nga Arjen Robben se ky është sezoni i tij i fundit në ‘Allianz Arena]'
Por, holandezi nuk është lojtari i vetëm që do të largohet me të përfunduar ky sezon.
Rrugën e tij do ta ndjekë edhe Franck Ribery, që ka bërë po të njëjtën kërkesë.
35-vjeçari e di se koha e tij në Bundesligë ka përfunduar, andaj dëshiron të largohet në drejtim të Amerikës apo Kinës.