Kuvendi Komunal në Preshevë voton buxhetin për vitin 2019 (Video)

Kuvendit Komunal i Komunës së Preshevës sot ka mbajtur seancën e IX-të me rradhë,seanc kjo e cila filloi nga ora 12:00

Kuvendit Komunal i Komunës së Preshevës sot ka mbajtur seancën e nëntë me rradhë, seancë kjo e cila filloi nga ora 12:00.

Të pranishëm në sallë ishin 36 këshilltar të kuvendit komunal.

Në këtë seancë ishin parapara të diskutohen 12 pika të rendit të ditës, ku në fillim të kësaj seance kryesuesi z.Sami Salihu propozi që pika e katërt erendit të ditës që ishte "Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-vendimit mbi miratimin e Strategjisë për zhvilimin e komunës së Preshevës" të tërhiqet nga rendi i ditës.

Rreth pikave të rendit të ditës nga partitë opozitare kërkuan që disa pika të hiqen nga rendi i ditës si ai Plani Aksional dhe mbi taksat e komunës që për këto pika rreth taksës të thirret një seancë e veçant, mirëpo kjo kërkesë nuk kaloi me 17 votuan pro dhe 20 kundër.

Opozita më së shumti e zhurmshme ishte tek pika  më e rëndëishme rreth buxhetit për vitin 2019 pik kjo e cila ngjalli mjaft debate në mes opozitës dhe asaj të pozitës.

Pas shumë debateve të shumta kjo seancë zgjati mbi 8 orë dhe krejt në fund u votua buxheti i vitit 2019 me 20 vota pro 3 kundër dhe 2 apstenime.