Kjo nuk pritej: Morata merr vendim rreth të ardhmes së tij

Alvaro Morata duket se ka vendosur rreth të ardhmes së tij.

Alvaro Morata nuk po luan standard te Chelsea, pasi Maurizio Sarri po preferon Eden Hazardin si sulmues fals.

Sulmuesi spanjoll dëshiron të largohet nga skuadra londineze në këtë muaj, pasi sipas tij ata nuk po tregojnë respekt për të.

Morata shënoi dy golat e fitores së Chelseas ndaj Nottingahm Forestit në kuadër të FA Cup, por që po e kërkon largimin nga blutë qysh në këtë afat kalimtar.

Spanjolli erdhi te Chelsea në verën e vitit 2017 nga Real Madrid për 70 milionë euro, ndërsa nuk ka arritur ta tregoj vetën.

Kështu, skuadra londineze është duke tentuar ta shëkmbej atë me Gonzalo Higuain, që aktualisht luan te Milan, i huazuar nga Juventus deri në fund të këtij sezoni.

Chelsea gjithashtu është duke e kërkuar edhe transferimin e Callum Wilson nga Bournemouth.