Organizatori i lojës së Golden State mbrëmë ka pasur një tjetër paraqitje spektakolare, në ndeshjen kundër Sacramento Kings.
Amerikani realizoi plotë 42 pikë për të ndihmuar skuadrën e tij në triumfin 123:127.
Nga këto 42 pikë të realizuara nga Curry, 30 ishin nga gjuajtjet për tri pikë (10 tre pikësha).
Me këto 10 gjuajtje të sakta nga distanca, Curry e ka tejkaluar Kyle Korver për pozitën e katërt, në listën e lojtarëve me më së shumti tre pikësha të realizuar në histori të NBA.
Lojtarit të Golden State tashmë i nevojiten vetëm pesë tre pikësha për tu barazuar me Jason Kid për pozitën e tretë.
Kësisoj para tij do të mbesin vetëm dy nga më të mirët në histori, Reggie Miller dhe Ray Allen.