​Rrahje masive në Viti, dy të lënduar

​Rrahje masive në Viti, dy të lënduar

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Viti, pasi kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dy persona tjerë shqiptarë, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime trupore

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi”, më 3 janar, në ora 21.45, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.