Putin dekoron Vuçiqin me dekoratën Shën Aleksandar Nevski

Putin dekoron Vuçiqin me dekoratën Shën Aleksandar Nevski

Kështu është kumtuar në faqen zyrtare të Kremlinit.

“Aleksandar Vuçiq shpërblehet për kontributin e madh personal për bashkëpunimin multilateral me Federatën Ruse”, pretendohet në kumtesën e Kremlinit. Kjo është dekorata më e rëndësishme, e cila pas gati 100 vjetëve i është ndarë një serbi, pretendon B92.

Dekoratë Shën Aleksandar Nevski, përveç Vuçiqit kanë marrë edhe ish mbretërit serb Millan Obrenoviq dhe Aleksandar Karagjorgjeviq, si dhe ish kryeministri famëkeq i Serbisë dhe antishqiptari Nikolla Pashiq.