Aksidentohet ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, është aksidentuar sot me makinë derisa po udhëtonte nga shtëpia për në vendin e punës.

Makina me të cilën po udhëtonte ministri është goditur nga një makinë tjetër nga prapa.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar Zyra për Informim në QKUK.

“Zyra për informim në QKUK, ju informon  se 3 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti në komunikacion. Në të cilin sipas mjekëve emergjent, ata kanë pasur lëndime të lehta. Njëri nga ta pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi. Ndërsa të tjerët janë ende duke u trajtuar në Qendrën Emergjente”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim.