A po goditemi nga stuhia sahariane?

Sasi të mëdha pluhuri nga shkretëtira e Saharasë të nxitura nga erëra të forta të jugut do të përfshijnë pjesën më të madhe të Mesdheut...

Sasi të mëdha pluhuri nga shkretëtira e Saharasë të nxitura nga erëra të forta të jugut do të përfshijnë pjesën më të madhe të Mesdheut e madje do të shkojnë deri në Evropën Qendrore dhe Veriore deri në Skandinavi gjatë ditëve të ardhshme.

Nëse keni konstatuar mot të ngrohtë gjatë këtyre ditëve, kjo është arsyeja. Ajri i ngrohtë nga Afrika veriore po nxirret në veri nga erërat e forta Scirocco.

Pluhuri ka prekur fillimisht Tunizinë, ndërsa Italia do të preket më së shumti përfshirë edhe rajonin alpin.

Deri të martën në mëngjes, pluhuri do të arrijë deri në ishujt britanikë, ndërsa do të lëvizë drejt lindjes në Poloni, Republikën Çeke, Austri, Hungari, Slloveni, Kroaci dhe Bosnje dhe Herzegovinë.

Shihni mirë çatitë apo makinat, ndërsa në zonat me dëborë shihni dëborën e verdhë.