Mesfushori kilian i Barcelonës, Arturo Vidal, e detyrua t’ia paugajë borxhin prej 18,489 eruove një agjencie udhëtimesh në Torino të Italisë, pasi të martën u raportua se atij i ishin konfiskuar katër shtëpi nga Gjykata e Italisë.
Megjithatë, nuk dihet nëse pagesa e tij do të jetë e mjaftueshmë që atij t’i kthehen shtëpitë, pasi që afati përfundimtar për ta bërë këtë pagesë ishte më 31 dhjetor të vitit të kaluar.
Sipas paralajmërimit përfundimtar, katër shtëpi të Vidalit, të cilat janë të ndërtuara në Torino, do të konfiskohen dhe do të shiten në ankand, pasi ai nuk arriti ta paguajë borxhin para se të përfundojë viti 2018.
Kiliani i cili fillimisht ia kishte borxh 17 mijë euro në agjencie udhëtimesh në Torino, e mori këtë paralajmërim përfundimtar më 24 dhjetor të vitit të kaluar, pikërisht një vit pasi kishin përfunduar të gjitha procedurat ligjore.
Siç mëson e përditshmja spanjolle, Marca, Vidali e kishte paguar vetëm një pjesë të borxhit. Ai i a ka borxh agjencisë së udhëtimeve edhe 12 mijë euro të cilat duhet t’i paguajë për shkak të shpenzimeve të bëra për procesin gjyqësor.